Një grua gjendet pa shenja jete te liqeni i Batllavës
Një grua është gjetur pa shenja jete të dielën afër liqenit të Batllavës. Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Kaltrina Shala, ka thënë për Dukagjini se prokurori kujdestar ka urdhëruar të bëhet obduksioni në Institutin e Mjekësisë Ligjore. “Është gjetur një grua pa shenja jete, si dhe Prokurori kujdestar ka urdhëruar për në obduksion në […]
Një grua është gjetur pa shenja jete të dielën afër liqenit të Batllavës.
Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Kaltrina Shala, ka thënë për Dukagjini se prokurori kujdestar ka urdhëruar të bëhet obduksioni në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“Është gjetur një grua pa shenja jete, si dhe Prokurori kujdestar ka urdhëruar për në obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, ka thënë Shala.
Ajo ka bërë të ditur se tashmë është duke u hetuar ky rast dhe në bashkëpunim me Policinë janë marrë të gjitha veprimet dhe masat e nevojshme.















