Një grua humb jetën pasi bie nga një ndërtesë në Fushë Kosovë
Një grua ka humbur jetën pasi ka rënë nga një ndërtesë në rrugën “Abedin Sogojeva” në Fushë Kosovë. Viktima nuk ka arritur të përballojë lëndimeve dhe vdekjen e saj e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, njofton Dukagjini. Rastin për Dukagjinin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora […]
Një grua ka humbur jetën pasi ka rënë nga një ndërtesë në rrugën “Abedin Sogojeva” në Fushë Kosovë.
Viktima nuk ka arritur të përballojë lëndimeve dhe vdekjen e saj e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, njofton Dukagjini.
Rastin për Dukagjinin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën se një person ka rënë nga një ndërtesë në rrugën “Abedin Sogojeva” në Fushë Kosovë. Viktima (femër ) nuk ka përballuar lëndimet dhe e njëjta ka vdekur. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Policia në koordinim me prokurorinë kanë nisë një hetim lidhur me këtë rast”, tha Ahmeti.















