Një grua keqtrajtoi fëmijët e saj, dërgohet në psikiatri
Një grua është duke u trajtuar në QKUK- reparti i Psikiatrisë pasi që e njëjta ka keqtrajtuar dhe braktisur fëmijët e saj të hënë në Podujevë. Sipas raportit të policisë, në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi mjekësor ku kanë dërguar për trajtim mjekësor të dyshuarën. “Lidhur me rastin në vendin e ngjarjes kanë dalë […]
Një grua është duke u trajtuar në QKUK- reparti i Psikiatrisë pasi që e njëjta ka keqtrajtuar dhe braktisur fëmijët e saj të hënë në Podujevë.
Sipas raportit të policisë, në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi mjekësor ku kanë dërguar për trajtim mjekësor të dyshuarën.
“Lidhur me rastin në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia policore si dhe ekipi mjekësor të cilët i kanë ofruar ndihmë mjekësore femrës kosovare dhe pastaj me autoambulancë e kanë dërguar në QKUK-Reparti i Psikiatrisë ku dhe është ndaluar për tretman të mëtutjeshëm mjekësor”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.















