Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua me probleme mendore është larguar nga Klinika Psikiatrike në Gjilan.

Në raportin ditor të PK-së bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën dhe se viktima ende nuk dihet se ku ndodhet.

“Rasti po trajtohet si person i zhdukur”, thuhet në njoftim.

“Raportohet se viktima femër kosovare me probleme mentale është larguar nga Klinika Psikiatrike dhe nuk dihet se ku ndodhet. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.