Një grua ka raportuar në Policinë e Kosovës se një person e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj në periudhën kohore 2020-2023.

Rasti është në procedurë hetimore nga Policia e Kosovës, ndërsa është konsultuar prokurori i shtetit.

“Ferizaj 2020 – 2023. Viktima femër kosovare ka raportuar se në periudhën kohore 2020 – 2023, i dyshuari mashkull kosovar e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit”, thuhet në raportin policor.