Një grua në Gjakovë raporton se është dhunuar, policia nis hetimet
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një rast dhunimi është raportuar në Gjakovë. Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë, viktima ka raportuar më 3 janar në polici se rasti ka ndodhur më 29 dhjetor rreth orës 10:00, njofton Dukagjini. Viktima po ashtu ka raportuar se është dhunuar pa dëshirën e […]
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një rast dhunimi është raportuar në Gjakovë.
Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë, viktima ka raportuar më 3 janar në polici se rasti ka ndodhur më 29 dhjetor rreth orës 10:00, njofton Dukagjini.
Viktima po ashtu ka raportuar se është dhunuar pa dëshirën e saj nga një i dyshuar.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa hetimet janë duke u zhvilluar nga njësitet kompetente.















