Një grua në Mitrovicë dyshohet se u rrëmbye dhe u dhunua nga dy persona
Një rast i rëndë është raportuar në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në Mitrovicën e Jugut, ku një grua kosovare dyshohet se është rrëmbyer dhe më pas dhunuar nga dy persona të panjohur. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 00:30, kur viktima është futur me […]
Një rast i rëndë është raportuar në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në Mitrovicën e Jugut, ku një grua kosovare dyshohet se është rrëmbyer dhe më pas dhunuar nga dy persona të panjohur.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 00:30, kur viktima është futur me forcë në një veturë nga dy persona ende të paidentifikuar.
Më pas, ajo është dërguar në një lokacion tjetër, ku pretendohet se është kryer akti i dhunimit.
Rasti është konfirmuar nga Policia dhe lidhur me të është njoftuar prokurori kompetent. Viktima pritet të dërgohet për ekzaminim mjekoligjor.
Hetimet për identifikimin e të dyshuarve janë duke vazhduar.















