Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua nga Mitrovica e cila ishte duke u trajtuar në QKUK ka vdekur.
Në raportin 24-orësh të Policisë bëhet e ditur se kanë nisur hetimet mbi vdekjen e saj, njofton Dukagjini.
“Dyshohet se viktima f/k ka rënë nga kati i parë i një shtëpie. Si pasojë, e njëjta ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ku me pas edhe ka ndërruar jetë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të Prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML-Prishtinë për obduksion”, thuhet në raportin policor.
