Një grua raporton burrin në polici, dyshohet se ushtronte dhunë psikike ndaj saj

Në Malishevë, një grua ka raportuar një person në polici, i dyshuari mashkull kosovar sipas saj ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj

Një grua e ka raportuar në polici një person, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë të vazhdueshme psikike ndaj saj, viktimës i është ofruar tretman mjekësor dhe pastaj është dërguar në strehimore.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i dyshuari pasi është paraqitur në stacionin policor, në konsultim me prokurorin, është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti, sipas Policisë, ka ndodhur në komunën e Malishevës.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar është duke ushtruar vazhdimisht dhunë psikike ndaj saj. Viktimës për shkak të shqetësimeve i është ofruar tretman mjekësor dhe pastaj është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari pasi është paraqitur në stacionin policor, është intervistuar dhe në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika