Një grua ka raportuar në polici se është ngacmuar seksualisht të dielën pasdite në Mitrovicë të Veriut.

Rasti është konfirmuar nga Policia e Kosovës në raportin 24-orësh, ku thuhet se e dyshuara është një grua kosovare, ndërsa i dyshuari një mashkull kosovar.

Të dy palët janë intervistuar, dhe me urdhër të prokurorit, rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.

“Mitrovicë Veri / 08.06.2025 – 15:25. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se është ngacmuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Pas intervistimit të palëve, në konsultim me prokurorin, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.