Një grua në Prishtinë është sulmuar fizikisht nga vajza dhe bashkëshorti i saj pas një mosmarrëveshje.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, bashkëshorti është arrestuar dhe më pas u lirua në procedurë të rregullt.

Ndërsa, viktima dhe vajza e saj është dërguar në strehimore.

“Është raportuar se viktima femër kosovare, pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga vajza dhe bashkëshorti i saj. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa viktima me vajzën e saj është dërguar në strehimore”.