“Një grusht, një i vdekur – 9 vjet burgim” Rrëfimi i të dënuarit për “vrasje nga pakujdesia”

49-vjeçari Nexhat Aliu është i dënuar me 9 vite burgim për veprën penale të “vrasjes nga pakujdesia”. Rrëfimi i tij vjen nga brenda burgut, në emisionin “Prapa Grilave”, ku ai ndan historinë e një nate që ndryshoi gjithçka, një natë e mbushur me alkool dhe një konfrontim fatal që përfundoi me vdekjen e një personi, të cilin ai thotë se nuk e kishte njohur kurrë më parë.

Në një lokal me muzikë folklorike, pas një shkëmbimi fjalësh nën ndikimin e alkoolit, Aliu e goditi viktimën me grusht. Viktima ra dhe pësoi lëndime fatale në kokë.

“Nexhat Aliu 49 vjecar, jam I dënuar me 9 vite burg. Veprën mundem me quajt më shumë askdient se sa lëndim i rëndë trupor me passim vdekje. Unë jam që tri vite burgm, e jam I dënuar me 9 vjet burg për një grusht….

Në një lokal ku ka pasë muzikë folklorike, të ndjerin nuk e kam njoftë. Inshallah zoti në xhehenet nuk e kam njoftë kurrë, nuk e kam pa kurrë hic. Hera e parë që jam taku aty. Më vjen keq edhe prej familjes së tij, u shprehu ngushëllime prej burgut këtu. Rjedha ka fillu, kish konosmu edhe ai shumë alkool, edhe unë. Filloi me më ofendu. Po alkooli. Edhe e dinë krejt. Edhe dëshmitarët e dinë, edhe pse kam pasë qëef që dëshmitarët me tregu si ka qenë rasti e me ua shnosh zemren familjes. Kurrë në jetë s’e kam pa e nuk e kam njfotë. Momenti ka qenë, aty e kemi taku, ka ardh te tavolina më ka ofendu. Kemi dalë jashtë vec një e mshume dhe shtyme, por nuk di ku ra.  Një grusht në fytrë ia dhashë por nuk di ku ka ra prapa. Pas 11 ditësh. Edhe pse unë u interesova, i cojsha njerëz në spital. Unë nuk kam qenë se unë isha në arrati. Pasi e mora vesh gjendjen e tij, unë shkova. Jo se askush nuk e ka ditë që i kam mshu , as familaj nuke  ka ditë kanë mendu që u rrëzu. Pas 5 ditëve e kanë kuptu. Nuk e ka lajmëru askush rastin. Ai ka qenë në spital. Hetuesi, qaty kur u rrëzu kanë thënë se u rrëzu. Po unë kam qenë në arrati, kam qenë në Shqiëpri, jam kthy. Kam qenë në Ferizaj. Në momentin që kam marrë vesh, kur më lajmëroi vëllai që ka ndërru jetë. E kam thirrë policinë iu kam thënë në ora 13:00 hajdeni merrum se du me u dorëzu. Edhe kanë ardh më kanë marrë”, ka thënë Aliu.

Në rrëfimin e tij për emisionin “Prapa Grilave”, ai shpreh pendim për ngjarjen dhe për ndikimin që humbja e djalit të tij kishte pasur në gjendjen e tij psikike.

Ai apelon për vetëpërmbajtje, largim nga alkooli dhe dhuna, duke thënë se një moment i gabuar mund të ndryshojë jetën përgjithmonë.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika