Një hap me afër realizimit të projektit ‘Durrës Yachts & Marina’

Vendi më i madh turistik i Mesdheut, sipas kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, është një hap më afër realizimit, sepse i është hapur rruga kontratës historike për ndërtimin e portit më të madh

Projektit i “Durrës Yachts & Marina"

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes llogarisë së tij në rrjetin social Facebook, ka treguar se pas 3 vjetësh në analiza e diskutime, më në fund është nënshkruar Memorandum i Bashkëpunimit në mes të Eagle Hills Real Estate Development” Sh.p.k., përfaqësuar nga investitori e zhvilluesi me famë botërore Muhammed El Alabbar dhe “Albanian Seaports Development Company”, për realizimin e projektit “Durrës Yachts & Marina”.

Tutje, i pari i qeverisë së Shqipërisë ka bërë të ditur se ky projekt kap vlerën e mbi 2 miliardë dollarëve.

“Dhe me kënaqësinë e hedhjes së një hapi vendimtar dje, me nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit, që hap rrugën drejt procedurës parlamentare për kontratën historike për ndërtimin e portit më të madh turistik të Mesdheut në Durrës, falë një investimi prej mbi 2MLD USD, me mbështetjen e drejtpërdrejtë të Presidentit të Emirateve të Bashkuara, Sheikh Muhammed Bin Zayed”, ka shkruar ai në Facebook.

Projektit i “Durrës Yachts & Marina”

Sipas Ramës, porti i Durrësit do të jetë vendi më i madh turistik i Mesdheut.

Ai ka përfunduar duke e shprehur mirënjohje për Presidentin e Emirateve të Bashkuara, Sheikh Muhammed Bin Zayed, që sipas Ramës, pa bekimin e tij ky projekt nuk do të ishte i mundur.

Maketa e këtij projekti ishte prezantuar më 21 qershor të vitit 2021.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika