Një i arrestuar në Skenderaj për prezantim të rremë si zyrtar në gjendje të dehur
Një person është arrestuar, pasi është paraqitur si zyrtar në gjendje të dehur dhe ka kontrolluar në xhepa e në trup një person tjetër. Policia e Kosovës në raportin 24-orësh, ka njoftuar se rasti ka ndodhur të dielën në Skenderaj dhe është cilësuar si “prezantim i rremë si person zyrtar”. “Është arrestuari dyshuari mashkull kosovar […]
Një person është arrestuar, pasi është paraqitur si zyrtar në gjendje të dehur dhe ka kontrolluar në xhepa e në trup një person tjetër.
Policia e Kosovës në raportin 24-orësh, ka njoftuar se rasti ka ndodhur të dielën në Skenderaj dhe është cilësuar si “prezantim i rremë si person zyrtar”.
“Është arrestuari dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit viktimës mashkull kosovar i ishte prezantuar si person zyrtar dhe e kishte kontrolluar në xhepa të rrobave dhe në trup”, thuhet në raportin e PK-së.
Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari thuhet se është dërguar në mbajtje.















