Një i arrestuar sulmon fizikisht policin në stacion policor në Prishtinë
Një i dyshuar mashkull kosovar është arrestuar të dielën, pasi kishte refuzuar të ndalonte me veturë gjatë ndjekjes së zyrtarëve policorë. Policia kishte arritur ta arrestonte të dyshuarin, i cili më pas është shoqëruar në stacionin policor, ku ka sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët e Policisë. Sipas njoftimit të Policisë, zyrtari policor kishte pësuar lëndime […]
Një i dyshuar mashkull kosovar është arrestuar të dielën, pasi kishte refuzuar të ndalonte me veturë gjatë ndjekjes së zyrtarëve policorë.
Policia kishte arritur ta arrestonte të dyshuarin, i cili më pas është shoqëruar në stacionin policor, ku ka sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët e Policisë.
Sipas njoftimit të Policisë, zyrtari policor kishte pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar tretman mjekësor.
“Njësitë policore gjatë kryerjes së detyrës zyrtare kanë tentuar që ta ndalin një veturë me targa vendore, të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar, i cili duke mos përfillur urdhrat e zyrtarëve policorë me veturë, ka ikur nga vendi i ngjarjes. Lidhur me rastin i dyshuari është arritur të arrestohet dhe pasi është dërguar në stacion policor, i njëjti e ka sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët, i cili si pasojë ka pësuar lëndime trupore për çka dhe i është ofruar tretmani mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Autoritetet policore kanë bërë të ditur se dyshuari është ndalur dhe prokuroria ka vendosur që të dërgohet në mbajtje për hetim më tej.















