Një i mitur humb jetën në vetaksidentin në rrugën Carralevë–Komoran

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Carralevë-Komoran, ku ka humbur jetën një i mitur.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se rasti është raportuar rreth orës 09:00.

“Sot rreth orës 09:00, kemi pranuar informatën se në rrugën Carralevë-Komoran ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit, ngasësi i automjetit nuk ka arritur t’u përballojë plagëve dhe i njëjti ka vdekur”, ka deklaruar Ahmeti.

Sipas saj, vdekja e viktimës, mashkull i mitur, është konstatuar nga ekipi mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Lidhur me rastin, hetimet janë duke u zhvilluar nga njësiti rajonal i trafikut, i cili po punon për sqarimin e rrethanave që çuan deri te aksidenti tragjik.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika