Në fshatin Miradi e Ulët të Fushë-Kosovës, një i mitur është grabitur nën kërcënimin e thikës nga një i mitur tjetër.

Policia ka njoftuar se rasti është raportuar më 7 maj, rreth orës 17:20, nga babai i viktimës.

Sipas tij, djali i tij është kërcënuar me thikë dhe i janë marrë 2 euro.

Babai ka deklaruar gjithashtu se raste të ngjashme kanë ndodhur edhe më herët.

I dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe, pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.