Një i vdekur dhe 30 të plagosur pas përplasjes së një treni në Holandë

Të paktën një person u vra dhe 30 u plagosën, shumë prej tyre në gjendje të rëndë, kur një tren pasagjerësh që transportonte të paktën 50 persona doli nga shinat në Holandë të martën, pasi sipas zyrtarëve goditi një vinç ndërtimi

Shërbimet e urgjencës shihen në vendin ku një tren kishte dalë nga shinat në Voorschoten, Holandë, të martën. Foto nga Josh Walet/EPA-EFE

Një person ka vdekur dhe rreth 30 pasagjerë janë plagosur, shumë prej tyre në gjendje të rëndë, pasi një tren doli pjesërisht nga shinat në orët e para të mëngjesit të së martës.

Aksidenti ndodhi rreth orës 3:25 të mëngjesit në qytetin Voorschoten, afër Hagës, duke dërguar një karrocë në një fushë pranë shinave.

Siç ka raportuar BBC, shërbimet e urgjencës kanë thënë se përplasja gjatë natës ndodhi pasi treni që transportonte rreth 50 persona goditi një vinç ndërtimi pranë fshatit Voorschoten.

Po ashtu, edhe kompania e rrjetit hekurudhor “Pro Rail”, ka thënë se aksidenti ishte i lidhur me praninë e një vinçi ndërtimi të parë në afërsi. Një hetim i detajuar është duke u zhvilluar.

Pamje nga treni që doli nga shinat në Holandë.

Imazhet televizive treguan një nga njerëzit duke përdorur ura të improvizuara për të kaluar një kanal që kalonte përgjatë shinave për të arritur në trenin e goditur në errësirë.

Shumë xhama në vagonët e trenit janë thyer. Nuk ishte e qartë nëse kjo ndodhi gjatë aksidentit apo kur pasagjerët tentuan të arratiseshin.

Pasagjerët e plagosur u trajtuan në shtëpitë afër binarëve dhe u transportuan me një flotë ambulancash në spitale, duke përfshirë një “spital fatkeqësie” të hapur në qytetin qendror të Utrecht.

Stacioni qendror pranë Leiden, i cili shtrihet mes Hagës dhe Amsterdamit, është mbyllur për shkak të incidentit.

Asnjë tren për dhe nga qyteti nuk pritet të qarkullojë të paktën deri në orën 16:00.

“Ky është një aksident tepër tragjik. Unë simpatizoj viktimat. Fatkeqësisht, ka edhe një fatalitet për të vajtuar. Mendimet e mia shkojnë për të gjithë familjen dhe miqtë e të përfshirëve”, ka thënë në një deklaratë kryebashkiaku i Voorschoten, Nadine Stemerdink.

Ingrid de Roos, një zëdhënëse e shërbimeve lokale të zjarrfikësve, ka thënë për emisionin e lajmeve WNL se një zjarr i vogël shpërtheu në pjesën e pasme të trenit, por u shua shpejt.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika