Një person ka vdekur dhe dy të tjerë kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në fshatin Kliçinë të Pejës.
Sipas Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur më 18 gusht 2026, rreth orës 05:40, dhe në të janë përfshirë tri vetura private.
“Të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor”, thuhet në raportin e Policisë.
Në vendin e ngjarjes, përveç ekipeve policore dhe mjekësore, ka dalë edhe prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Ndërkohë, i dyshuari, shtetas kosovar me shtetësi franceze, i cili dyshohet se ka shkaktuar aksidentin, është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.