Një person ka mbetur i vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar në një aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, pasditen e së martës.

Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Shaqir Bytyqi.

“Ka ndodhur në afërsi të Vërmicës. Një person ka mbetur i vdekur dhe dy të tjerë kanë pësuar lëndime”, ka deklaruar Bytyqi.