Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave të IKSHPK-së, ka njoftuar se 1 person ka humbur betejën me COVID-19 dhe 582 të tjerë kanë rezultuar pozitivë.

Gjatë kësaj periudhe, janë shëruar 635 persona.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, numri i rasteve aktive me COVID-19 është 9 mijë e 240.

Ndërkaq, përgjatë 24 orëve nuk është vaksionuar asnjë qytetarë.