Një i vdekur dhe pesë të lënduar në një aksident trafiku në rrugën Arllat – Malishevë

Në një aksident trafiku të ndodhur mëngjesin e së enjtes, një person ka humbur jetën dhe pesë të tjerë kanë pësuar lëndime trupore





Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksident trafiku në rrugën Arllat – Malishevë, të enjten e tetë dhjetorit.

Lajmin e ka bërë të ditur për Portali Dukagjini, zëdhënësja e policisë së rajonit të Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka theksuar se në këtë aksident kanë pësuar lëndime trupore gjashtë persona.

Ndërkaq, ajo ka bërë të ditur se të përfshira në ngjarje ishin dy automjete.

“Rreth orës 07:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Arllat – Malishevë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar gjashtë  persona, një prej tyre nuk ka arritur t’i përballojnë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë”, ka thënë Ahmeti.

Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor dhe me rastin, po merret hetusia nga njësiti i trafikut rrugor.

“Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje, ndërkohë që personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, shtoi Ahmeti.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika