Një i vdekur dhe tetë të plagosur në rajonin rus pranë Ukrainës

Guvernatori rajonal, Vyacheslav Gladkov ka njoftuar se një person ka vdekur dhe tetë të tjerë janë plagosur në rajonin rus të Belgorod, i cili është pranë Ukrainës

Një imazh i postuar nga guvernatori rajonal Vyacheslav Gladkov. tregon dëme në Belgorod, Rusi, më 18 dhjetor 2022. Foto: CNN

Sipas guvernatorit rajonal, Vyacheslav Gladkov, një person është raportuar i vdekur dhe tetë persona janë plagosur në rajonin rus të Belgorod të dielën e 18 dhjetorit pas bombardimeve nga forcat ukrainase.

“Një person ka vdekur. Dihet se njeriu erdhi tek ne nga Tambovi dhe punoi si kontraktor në ndërtimin e një ferme shpendësh”, ka thënë guvernatori rajonal, Vyacheslav Gladkov në Telegram. “Shpreh ngushëllimet e mia për familjet dhe miqtë e të ndjerit”.

“Tetë persona janë lënduar, shtatë janë tani në spital, njëri prej tyre është në terapi intensive, po ofrohet e gjithë ndihma e nevojshme mjekësore. Një viktimë tjetër refuzoi shtrimin në spital dhe u dërgua për trajtim ambulator”, ka shtuar Gladkov.

Gladkov ka theksuar se ndihma mjekësore është ofruar në vendin e sulmeve dhe se ka pasur gjithashtu dëme në 14 ndërtesa banimi dhe disa makina në zonë, raporton CNN.

Belgorod, rreth 35 kilometra nga kufiri me Ukrainën, është goditur dhe më parë. Më 15 nëntor, guvernatori rajonal ka potencuar se dy persona ishin vrarë nga bombardimet ukrainase.

Ndërsa më 8 dhjetor të këtij viti, Gladkov ka shtuar se rajoni është granatuar edhe një herë nga forcat e armatosura ukrainase. Gladkov tha në Telegram se qyteti kishte pësuar dëmtime në një linjë elektrike të shkaktuar nga “fragmenti i predhës”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika