Një i vdekur dhe tre të lënduar nga aksidenti në Hodonovc të Kamenicës
Një 33-vjeçar ka ndërruar jetë si shkak i një aksidenti në fshatin Hodonovc të Kamenicës. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Kamenicës, Valon Osmani. “Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Kamenicë me datën 24.02.2023, rreth orës 10:43 ka pranuar informacion se në fshatin Hodonovc, Komuna e Kamenicës, […]
Një 33-vjeçar ka ndërruar jetë si shkak i një aksidenti në fshatin Hodonovc të Kamenicës.
Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Kamenicës, Valon Osmani.
“Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Kamenicë me datën 24.02.2023, rreth orës 10:43 ka pranuar informacion se në fshatin Hodonovc, Komuna e Kamenicës, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me tabela vendore. Hetuesit policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes së bashku me ekipin mjekësor dhe njësitin e zjarrfikësve. Si pasojë e këtij aksidenti, një person mashkull kosovar rreth moshës 33-vjeçar nuk ka arritur që t’u mbijetojë lëndimeve dhe ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjekut kujdestar në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftim.
Nga ky aksident tre persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore, të cilët janë duke marrë trajtim në qendrën emergjente në Gjilan.
Shkaqet e aksidentit ende nuk dihen dhe të njëjtat po hetohen nga hetues policorë.
Gjatë ditës, një tjetër aksident ka ndodhur në Komoran.















