Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe një autobusi në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar për Dukagjinin, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili ka bërë të ditur se 14 persona të tjerë kanë kërkuar ndihmën mjekësore.

“Rreth orës 14:30, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në fshatin Keqekollë të Prishtinës. Deri më tani bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një autobus dhe një veturë. Për pasojë një person ka humbur jetën, ndërkaq katërmbëdhjetë të tjerë kanë kërkuar ndihmën mjekësore”, ka thënë ai.

Po ashtu, sipas tij, njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti.