Një i vdekur e 64 raste të reja me COVID-19

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, të enjtën e 1 shtatorit prej 516 testimeve, 64 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19

q

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), të enjtën ka informuar se nga 516 testime, 64 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar një rast i vdekjes.

Të enjten është raportuar se janë shëruar 363 qytetarë.

Ndërsa, në total numri i rasteve aktive është 1 mijë e 25 qytetarë.

Në 24 orët e fundit janë vaksinuar 12 persona.

Që nga fillimi i vaksinimit, në Kosovë, janë dhënë 1 milion e 835 mijë e 580 doza të vaksinës.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika