Një person ka vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, kështu bëhet e ditur në raportin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të mërkurën e 22 shkurtit.

Ndërsa, theksohet se numri i vdekjeve që nga fillimi i pandemisë COVID-19 ka shkuar në 3207.

Raste të reja me COVID-19 gjatë së mërkurës janë raportuar 39. Ndërkaq, 178 raste janë aktive me virus.

IKShPK po e bën të ditur vazhdimisht edhe numrin e të shtruarve në spital, të mërkurën të hospitalizuar janë 11 persona.

Në 24 orët e fundit janë kryer 233 testime, ndërsa janë shëruar 10 persona.

Përditësimi i të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKShPK)