Një i vrarë dhe 10 të plagosur nga sulmet me dron në rajonin rus të Krasnodarit

Të paktën një person ka humbur jetën dhe 10 të tjerë janë plagosur pas një sulmi masiv me dron që goditi rajonin e Krasnodarit, në jug të Rusisë.

Lajmin e bëri të ditur guvernatori i rajonit, Veniamin Kondratyev, i cili tha se sulmet ndodhën gjatë natës.

“Rajoni i Krasnodarit u sulmua masivisht mbrëmë. Fatkeqësisht, sulmi la një të vdekur dhe 10 të tjerë të plagosur”, shkroi ai në platformën Max.

Sipas Kondratyevit, në qytetin Armavir, fragmente nga një dron ranë në ambientet e një objekti industrial, ku si pasojë mbeti i vrarë një punonjës. Ndërkohë, në qytetin e Krasnodarit, dhjetë persona u plagosën pasi një depo u godit gjatë sulmit.

Autoritetet ruse po hetojnë rrethanat e sulmit dhe dëmet e shkaktuara.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika