Një jetë duke kërkuar drejtësi në mes të Beogradit për krimet e luftës në Kosovë

Që prej viteve të 90-ta, Stasa Zahoviq, me organizatën e saj “Gratë në të Zeza”, kërkon drejtësi për krimet e luftës në Kosovë. 69 vjeçarja nga Beogradi, edhe sot vazhdon të kërkoj nga Serbia që t’i njoh krimet e kryera gjatë luftës gjithandej Kosovës. Për këtë angazhim, ajo ka qenë e nominuar për çmimin Nobel për paqe, si dhe është nderuar me shumë çmime ndërkombëtare, por aktivizmi prej mbi 3 dekadash, i kë vënë në rrezik edhe jetën

Foto ilustrim

E sulmuar, kërcënuar me vdekje dhe e padëshiruar për shumëkë, edhe në vendin e saj.

Kështu përshkruhet veprimtaria prej mbi tri dekadash e Stasa Zahoviq, aktivistes serbe për të drejtat e njeriut.

Mbi gjysmën e jetës së saj, shteti i tani 69 vjeçares, ka qenë i përfshirë në luftëra, e Zahoviq ka vendosur të rreshtohet nga ana e viktimave, përfshirë edhe ato në Kosovë.

“Ka qenë një kampanjë e madhe, “Ndal luftën në Kosovë”.

Aktivistja nga Beogradi, në mes të kryeqytetit serb ka organizuar shumë protesta, ku ka kërkuar drejtësi për krimet në Kosovë.

“Ky është aksioni ynë kur kemi kujtuar krimet në Kosovë, e organizuar në prillin e vitit 2019. Është në rrugën kryesore në Beograd, Knez Mihailova. Ne kemi vendosur emrat e vendeve në Kosovë ku kanë ndodhur krimet dhe e kemi rikrijuar skenën e krimit, përmes një performancë arti. Për ne, ka qenë shumë e rëndësishme që në mes të Beogradit të tregojmë atë çfarë kanë përjetuar civilët në Kosovë”, ka thënë Zahoviq.

Stasa Zahoviq, Organizata “Gratë në të zeza”

Zahoviq, aktivizmin e nisi në të 30-at, kur themeloi organizatën “Gratë në të Zeza”.

Prej asaj kohe, bashkë me të, dhjetëra gra e burra protestojnë në rrugë kundër krimeve të luftës, kundër mohimit dhe relativizimit të krimeve.

“Kjo është historike. Është një organizim i vitit 1995. Ky baner ka qenë një prej banerëve më të famshëm dhe njëkohësisht më të urryerit gjithandej në Serbi. Ata na e kanë shkatërruar atë, nuk e di se sa herë, mirëpo ne çdo herë e kemi rindërtuar, e rindërtuar”, është shprehur ajo.

Zahoviq ka përkrahur edhe protestat që i organizuan në Kosovë studentët në vitet e 90-ta.

Çdo ditë që studentët kanë protestuar në Prishtinë, të njëjtën gjë ajo tregon se e ka bërë në Beograd.

Gjithë ky angazhim kundër luftës e kundër regjimeve, asaj i ka sjellur edhe shumë kërcënime.

Stasa Zahoviq, Organizata “Gratë në të zeza”

“Ne jemi sulmuar përgjatë aksioneve të solidarizimit me Kosovën, si dhe në aksionet e tjera kundër regjimit serb për krimet e kryera në luftë. Këto sulme kanë qenë nga aktorë shtetëror e jo shtetëror. Një prej përfaqësuesve të lartë të ministrisë së punëve të brendshme, na ka kërcënuar duke na dërguar mesazhe se do të na vrasë. Ka qenë një periudhë e rëndë, ata vinin këtu, para zyreve tona dhe organizonim aksione komplet ilegale kundër nesh. Shteti asnjëherë nuk ka reaguar për këto gjëra”, ka shtuar më tej.

Lufta në Kosovë, Zahoviq mendoi se do të jetë e fundit që do ta përjetoj.

Mirëpo, 69 vjeçarja tash po kundërshton pushtimin rus në Ukrainë.

Në zyrën e saj, ajo ka strehuar disa prej shtetasve rus të cilët kanë ikur nga shteti i tyre.

Ata, për të janë heronjë.

“Dezertorët e luftës janë heronjë. Ne i glorifikojmë ata, ne gjithmonë i kujtojmë ata. Për shembull çdo vit në maj, në Krushevac, sepse e dini që ajo gjatë luftës ishte një zonë ku mijëra djem janë mobilizuar për luftën në Kosovë, në vitin 1999 veçanërisht, ne mbështesim gratë, djemtë e të cilave kanë refuzuar që të shkojnë në Kosovë. Ata janë heronjtë tanë, veçanërisht nëse ne jetojmë në një vend agresor. Njëjtë është situata edhe tash në Rusi”, ka theksuar ajo.

Stasa Zahoviq është fituese e shumë çmimeve ndërkombëtare për paqe, si dhe ka qenë e nominuar për çmimin Nobel.

Të dielën, organizata e saj, “Gratë në të Zeza”, ka shënuar 31 vjetorin e themelimit.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika