Një jetë me artin, pikturat e Nevruz Musës që prekën vendet e botës por jo Galerinë e Arteve në Kosovë

Kanë kaluar 61 vjet që nga piktura e tij e parë, e njësoj si piktura, me moshën e Nevruz Musës nuk është venitur as talenti.

Në një intervistë në “Shpirtin e Vikendit” me Xheneta Asllani në Radio Dukagjini, Musa ka treguar se pikturat e tij kanë arritur të prekin vende në çdo cep të botës.

“3 piktura i kam dhuruar për fëmijët që vuajnë nga kanceri, dy për Amerikën si miqtë tanë, 6 të tjera i kam shit, 4 në Estoni, një në Tokio, një në Helsinki, Maqedoni, Greqi, Gjermani…”, ka thënë Musa.

Gjersa pikturat e tij janë të përmasave të mëdha dhe të kërkuara në anën tjetër të botës, ato janë refuzuar tash e 10 vjet nga Galeria e Arteve në Kosovë, tregon ai.

“Kam ekspozuar në Gjakovë, Pejë, Prishtinë por jo në Galerinë e Arteve. Ajo më refuzon qe 10 vite. Sivjet kam kërkuar të hap ekspozitën retrospektive, sepse kam moshën, por më kanë refuzuar…problemi është që nuk tregojnë arsyen”, ka thënë Musa.

Nevrus Musa në “Shpirti i Vikendit” me Xheneta Asllani në Radio Dukagjini

Se nga i vjen frymëzimi, Musa thotë se mundohet që motivet historike t’i paraqesë në piktura, e njëra ndër to, edhe pavarësinë e Kosovës.

“Motivet historike mundohesha t’i paraqes në veprat e mia. Shembull është vepra e kompozuar nga simbolet e principatave shqiptare, e kam krijuar një motiv dhe është pëlqyer kjo pikturë nga Ministria e Kulturës e cila e ka blerë këtë vepër. Rasti i dytë është nga gjetjet arkeologjike në Kosovë. Unë e kam krijuar një pikturë nga gjetjet dhe e kam emërtu “Dardanika”, ndërsa piktura kryesore është ajo me simbolika, e madhe katër metra  katror dhe jam kushtu lindjes së Republikës së Kosovës, pavarësisë”, ka treguar Musa.

Ky i fundit thotë se talenti i ishte zbuluar që nga shkolla fillore, me ç’rast, vizatimet e tij mbështeteshin nga mësuesi i lëndës.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika