“Një Jetë me Ty” – Radio Dukagjini shënon 23-vjetorin e themelimit

Radio Dukagjini, të premten e 16 shtatorit, mbush 23 vjet që ka transmetuar në frekuencën e parë 106.3, si një radio lokale në qytetin e Pejës për t'u bërë Radioja më e dëgjuar në Kosovë.

Stafi i Radio Dukagjinit (foto ilustrim)

Ishte 16 shtatori i vitit 1999 kur për herë të parë u dëgjua zëri i Radio Dukagjinit.

Ideja për mediumin kishte lindur vite më parë. Ishte Agim Lluka, ai që e shpalosi, i cili më vonë u bë edhe drejtor i Radio Dukagjinit.

Ai e shtroi para Feim Kurhasanit këtë ide, por ishte për një televizion në Pejë.

Por, lufta do ta lërë në një skutë idenë, e cila do të riaktualizohej në vjeshtën e ’99-ës, kur kishe ardhur koha të flitej për radio.

Radioja filloi në formë programi testues me një staf, pjesa dërmuese e të cilit ishin pa përvojë, por entuziastë, ambiciozë e të palodhshëm dhe, pikërisht për këtë, doli punë e sukseshme.

Ideatori Agim Lluka, tash i ndjerë, nuk preferonte të fliste për radion dhe sukseset e saj, një në vargun e sukseseve që bart vulën e kësaj familjeje. Por, për sukseset e kësaj familjeje flasin të tjerët.

Viti 2001 është vit i veçantë për mediumin tonë. Në shtator hapet TV Dukagjini në Pejë, ndërsa më 11 Qershor, pikërisht në Ditën e çlirimit, Radio Dukagjini ia dhuroi Prishtinës studion.

Në krye të studios në Prishtinë vendoset një emër i njohur i radiogazetarisë kosovare, Hivzi Krasniqi. Krah tij, disa profesionistë dhe pjesa tjetër të rinj me shumë vullnet për punë.

Dhe sot në 23-vjetorin e Radio Dukagjinit, pjesëtarët e këtij institucioni, si ata që ishin që nga krijimi, por edhe ne të cilët po e mbajmë traditën e Radio Dukagjinit, themi se nuk kemi qenë të vetëdijshëm se do të arrihet ky sukses, nisur nga fakti se është viti i 23-të që Radio Dukagjini mban primatin si radioja më e dëgjuar në gjithë rajonin e Kosovës.

Për të mbajtur primatin e Radios më të dëgjuar në vend, sigurisht se duhet punë e pandalshme kreative.

Drejtoresha e programacionit në Radio Dukagjini, Edita Doli Muhaxhiri, thotë se Radio Dukagjini do të vazhdojë me shumë projekte, të cilat, do të jenë atraktive e fitimprurëse për dëgjuesit, pasi siç thotë Doli, janë pikërisht dëgjuesit dhe natyraliteti i tyre që e bëjnë të veçantë Radio Dukagjinin.

“Të mbulosh çdo ngjarje në mënyrë korrekte të paanshme ose të ndihmosh dhe shumë familje, e të grumbullosh shumë të holla nga masë e madhe e dëgjuesve sa ka Radio Dukagjini, që i ka vetëm Radio Dukagjini, është fat por dhe përgjegjësi e madhe. Por kjo përgjegjësi lehtësohet kur e ke një ekip fantastik afër vetes”, ka thënë Edita Doli Muhaxhiri.

Drejtoresha e programacionit në Radio Dukagjini, Edita Doli Muhaxhiri

Gjithashtu, edhe drejtori i RTV Dukagjinit, Dardan Belegu, tha se çelësi i suksesit të radios janë dëgjuesit dhe afërsia me ta. Pavarësisht se mbajmë primatin si radioja më e dëgjuar, Belegu ka premtuar se nuk do të ndalen duke sjellë gjëra të bukura te dëgjuesit.

Data 16 shtator për Dardan Belegun, tani drejtor i RTV Dukagjinit, është shumë e veçantë, pasi është data kur ai ishte bërë pjesë e Radio Dukagjinit.

Më tej, Belegu ka treguar me nostalgji për emisionin e tij të parë që transmetohej në frekuencën 106.3.

“16 shtator 1999 isha me një copëz të vogël që i bie një emision herë në javë në Radio Dukagjini, e cila ishte radio lokale e që pëlqehej nga të gjitha ata që kishin mundësi të bëheshin pjesë e këtyre frekuencave”, ka shtuar ai.

Drejtori i RTV Dukagjinit, Dardan Belegu

“Së bashku të rritemi për këto 23 vjet, të jem pjesë e Radio Dukagjinit, fatmirësisht mësova shumë gjëra të bukura, dhe përjetova shumë gjëra të bukura edhe takova shumë e shumë njerëz të cilët e përqafuan Radio Dukagjinin, i përqafuan frekuencat e shumta që i kemi në të, për Kosovë dhe jashtë saj, si dhe përmes internetit që kemi mundësinë ta përçojmë zërin tonë te bashkatdhetarët tanë që janë në diasporë, ndjenjë shumë e veçantë”.

“Kështu që, 23 vjet kaluam së bashku, por që mua më duket sikurse ka nisur gjithçka dje, kjo është e bukuar që gjitha këto ditë e këto muaj apo gjithë këto vite që kanë kaluar ishin momente të veçanta të bukura me një përvojë shumë të veçantë që i kaluam së bashku”.

Tutje, Belegu u ka bërë me dije dëgjuesve se pavarësisht që janë bërë 23 vjet “nuk do të ndalimi asnjëherë dhe më të rejat dhe me të bukurat që gjithmonë i sjellim nëpërmjet valëve tona. Unë ju përshëndes dhe faleminderit që qëndroni çdoherë me ne”.

“Urime gëzuar për të gjithë dëgjuesit 23 vjetori”, ka përfunduar ai.

Emri i Korporatës “Dukagjini” është i lidhur ngushtë me përpjekjet e gjithanshme të shoqërisë, për nismat e ekonomisë private. Në saje të punës këmbëngulëse, të palodhshme dhe vullnetmirë të z.Ekrem Llukës, sot “Dukagjini” ka arritur kudo, duke zgjeruar vazhdimisht gamën e prodhimeve, shërbimeve cilësore dhe besnikërinë profesionale te të gjithë afaristët. Korporata “Dukagjini”, me qindra të punësuar, paraqet një hallkë të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Nga Korporata “Dukagjini”, sot, me të drejtë thonë se ky investim i rëndësishëm dhe me peshë, po vazhdon të korrë suksese. Sot, kur përmbledhim punën e Radio Dukagjinit, me kënaqësi konstatojmë se ia dolëm. Radio Dukagjini me frekuenca: 99.7, 94.5, 104.7, 92.7, 105.1, në aplikacionin në telefonat e mençur, në programin satelitor, Televizionin dhe portalin www.dukagjini.com.

Radio Dukagjini me slloganin “Një Jetë me Ty”, me 23 vjet jetë, 23 vjet rrugëtim, 23 vjet shoqëri, duke dhënë dashuri për dëgjuesit.

Radioja Dukagjini, rrofsh sa malet e Kosovës!

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika