Një këmbësore ka pësuar lëndime nga një aksident trafiku, në rrugën Komoran-Drenas.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. E njëjta ka theksuar se në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësore dhe dy automjete.

“Rreth orës 13:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Komoran-Drenas, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësore dhe dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja,  e cila është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.