Një këmbësore goditet nga vetura në Prishtinë
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në lagjen “Dardania” të Prishtinës, ku një grua është goditur nga një veturë. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente të QKUK-së. Rasti është konfirmuar edhe nga zëdhënësja për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Sot rreth orës 11:20 në rrugën ‘Bill Klinton” në Prishtinë, ka ndodhur një […]
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në lagjen “Dardania” të Prishtinës, ku një grua është goditur nga një veturë.
Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente të QKUK-së.
Rasti është konfirmuar edhe nga zëdhënësja për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 11:20 në rrugën ‘Bill Klinton” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një automjet dhe një këmbësore. Si pasojë e aksidentit është lënduar këmbësorja e cila menjëherë është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut të kryeqytetit”, ka njoftuar për Dukagjinin Ahmeti.















