Një kompani taksish në Prishtinë është kapur për herë të dytë duke vjedhur energjinë elektrike për mbushjen e veturave të saj.

Sipas KEDS-it, e njëjta kompani ishte zbuluar edhe në tetor të vitit të kaluar duke kryer të njëjtën shkelje dhe ishte detyruar të paguante 40 mijë euro për dëmin e shkaktuar.

Sipas njoftimit të KEDS-it, pavarësisht ndëshkimit të mëparshëm, kompania ka vijuar me të njëjtën praktikë të paligjshme, duke konsumuar rrymë pa e paguar atë.

“Llogaritja e humbjeve të shkaktuara ndaj kompanisë është bërë që nga tetori i vitit të kaluar dhe, sipas kalkulimeve tona, kësaj radhe ajo duhet të kthejë 25 mijë e 120 euro e 15 cent”, thuhet në komunikatën e KEDS-it.