Një kryeministër që e shkel tetë herë Kushtetutën duhet të japë dorëheqje, thotë Qorrolli

Adem Qorrolli, eknomist dhe kritik i politikave qeveritare ka deklaruar se një kryeministër që shkel Kushtetutën, sidomos disa herë, duhet të japë dorëheqje.

“Logjikë diplomatike, po t’i përmendësh shtetet evropiane, një kryeministër që e shkel Kushtetutën tetë herë duhet të japë dorëheqje. Me shkelë Kushtetutën je super kriminel. Sa herë e kanë shkelë Kushtetutën, nëse një shkelës i Kushtetutës është super kriminel, atëherë çfarë duhet ta quajmë këtë qeveri që janë super kriminala?”, ka theksuar Qorrolli në Debat Plus.

Ai ka shtuar se, pa ndërhyrjet e Bashkimit Evropian dhe ndërkombëtarëve, situata do të ishte edhe më e ndërlikuar.

“Mos me qenë BE-ja dhe ndërhyrjet ndërkombëtare e kishit bërë llastik, njëjtë si bordet dhe ndërmarrjet publike e kishit bërë edhe Gjykatën Kushtetuese”, ka deklaruar ai.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika