Një milion euro parashihet t’i jepen Telekomit si ndihmë për shtrirjen e rrjetit në veri

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, në një konferencë për media ka bërë të ditur se po parashihet të ndihmohet telekomi me vlerë prej rreth një milion euro me qëllim që kjo e fundit të mund të përballojë investimet për shtrirjen e rrjetit në komunat veriore

Ilustrim





Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, në një konferencë për media të martën e 29 nëntorit, ka folur për projektet në të cilat do të mbështetet ndërmarrja Telekomi dhe në ato që deri tash ajo ka marrë përkrahje.

Telekomit të Kosovës është menduar sipas ministres t’i ndahen një milionë euro në javët në vijim nga Qeveria e Kosovës, që ofrohen në shenjë ndihme për shtrirjen e rrjetit në komunat veriore.

“Jemi duke shikuar të ndihmojmë Telekomin për të përballuar investimet kapitale për shtrirjen e rrjetit në komunat veriore, një vlerë prej rreth 1 milion euro. Do tentojmë ta bëjmë brenda javëve në vijim, kurse vitin tjetër po flasim për 13 milionë euro që do të shfrytëzohet nga Telekomi për migrimin në kodin telefonik të Kosovës nga ai i Monakos”, ka thënë Rizvanolli

Rizvanolli ka thënë se Telekomi po këndellet si ndërmarrje, gjersa, ka theksuar se është e nevojshme që të ndihmohet Telekomi, dhe sipas Rizvanollit po realizohet përmirësimi i cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve nga Telekomi.

“Në Telekom nuk ishte bërë asnjë investim në teknologji që nga 2015-a. Sot jemi para një momenti shumë më rëndësi, Telekomi është në fund të procesit të zëvendësimit rrënjësor të teknologjisë për telefoninë mobile, apo Vala siç e njohim. Jemi në një pikë të rëndësishme, ku një obligim i përbashkët për ta përmirësuar cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve dhe për të shtrirë shërbimet e Telekomit në të gjithë vendin është duke u realizuar”, ka theksuar Rizvanolli.

Ajo ndër të tjera ka bërë të ditur se po punohen në zgjerimin e rrjetit në veri të vendit, duke treguar kështu edhe shtrirje të sovranitetit të institucioneve.

“Falënderim për inxhinierët e teknikët që sot e kësaj dite janë duke punuar në zgjerim të rrjetit edhe në veri të vendit. Një zhvillim ky që është përtej aspektit biznesor e të shërbimit, e që është dhe i shtrirjes së sovranitetit të institucioneve dhe ndërmarrjeve tona”, ka thënë ajo.

Rizvanolli ndër të tjera, ka thënë se në vitin 2023 do të fillojnë dy projekte të rëndësishme në Telekom.

“Gjatë vitit në vijim do të filloj zbatimi i dy projekteve me rëndësi, migrimi nga kodi i Monakos në kodin që Unioni i Telekomunikimit i ka dhënë Kosovës. Vala do të bëhet e Kosovës përfundimisht. Dhe do të fillojë edhe modernizimi i rrjetit, qytetarët që nga marsi do të fillojnë t’i ndjejnë përmirësimet në shërbimet e Telekomit”, ka theksuar Ministrja Rizvanolli.

Vlen të theksohet, se Rizvnolli u zotua se Qeveria do t’i qëndrojë përkrah Telekomit përballë sfidave që mund t’i ketë.





Shija e redaktorit

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Të fundit nga rubrika