Një muaj paraburgim ndaj katër të dyshuarve për gjashtë vepra penale

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve për kryerjen e veprave penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, “Lëndim i rëndë trupor”, “Detyrimi”, “Zjarrvënia” dhe “Mbajtja në pronësi apo posedim i paautorizuar i armës”

Gjykata Themelore në Prishtinë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji ndaj të dyshuarve D.S, XH.M, H.H, T.SH për vepra të ndryshme penale.

Ata dyshohet se kanë kryer veprat penale si “Vrasje e rëndë në tentativë”,  “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, “Lëndim i rëndë trupor”, “Detyrimi”, “Zjarrvënia” dhe “Mbajtja në pronësi apo posedim i paautorizuar i armës”.

“Gjyqtarja e procedurës paraprake me rastin e caktimit të paraburgimit ka vlerësuar se nëse të pandehurit D.S, XH.M, H.H, T.SH gjenden në liri, ekziston rreziku potencial i arratisjes dhe ikjes së të pandehurve, të njëjtit po të gjenden në liri, mund të asgjësojnë, fshehin, ndryshojnë ose falsifikojnë provat e veprave penale dhe mund të pengojnë  rrjedhën e procedurës penale duke ndikuar në dëshmitarë”.

Tutje, Gjykata ka vlerësuar se duke marrë parasysh rrethanat në të cilat janë kryer veprat penale, e kaluara e tyre kriminale si dhe marrë parasysh peshën e këtyre veprave penale, nëse të pandehurit lihen në liri, do t’i përsërisin veprat penale apo të ngjashme, andaj këto “rrethana paraqesin shkaqe ligjore të parapara nga neni 187 paragrafi 1, nënparagrafi 1.2.1, 1.2.2, 1.2.3 për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve D.S, XH.M, H.H, T.SH”.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika