Një muaj paraburgim ndaj prokurorit Beqë Shala nën dyshimin për ryshfet
Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj prokurorit Beqë Shala, i cili dyshohet për veprën penale “Marrje e ryshfetit”. Sipas njoftimit të Gjykatës, gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se paraburgimi është masa më e përshtatshme në këtë rast, pasi ekziston rreziku që i pandehuri, nëse lihet i lirë, […]
Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj prokurorit Beqë Shala, i cili dyshohet për veprën penale “Marrje e ryshfetit”.
Sipas njoftimit të Gjykatës, gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se paraburgimi është masa më e përshtatshme në këtë rast, pasi ekziston rreziku që i pandehuri, nëse lihet i lirë, të ndikojë në prova apo dëshmitarë.
“Prishtinë, 28 Tetor 2025 – Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurit B.SH., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Marrje e ryshfetit.















