Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për dhunimin e 16-vjeçares në Ferizaj

Të pandehurit E.H. i është caktuar masa e paraburgimit për veprën penale "dhunim", që dyshohet se kishte kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur

Gjykata Themelore në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit kundër E.H., i dyshuar për dhunim të një të miture.

Siç thuhet në njoftim, rasti ka ndodhur më 15 prill në Gjilan, ku i pandehuri e kishte keqpërdorur seksualisht të dëmtuarën, ndonëse e ka ditur se ka qenë nën moshën 16-vjeçare.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtarja e procedurës paraprake e Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar, se i pandehuri më datë 15 prill 2024, rreth orës 20:00 – 21:00, përkatësisht në shtëpinë e tij në Gjilan e ka keqpërdorur seksualisht të dëmtuarën të mitur, e cila pra ishte e moshës 16 vjeçare edhe pse i pandehuri e ka ditur se e dëmtuara është e moshës nën 16 vjeçe, ka kryer akt seksual me të dëmtuarën të mitur me pëlqimin e saj”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Gjyqtarja e procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika