Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për dhunimin e të miturës në Ferizaj

Gjykata Themelore e Ferizajt ka caktuar paraburgimin prej një muaji për të dyshuarin I.R., i cili dyshohet se e ka dhunuar një të mitur.

Sipas dosjes së prokurorisë, i dyshuari nga muaji prill i vitit 2023 deri në muajin mars 2024 e ka detyruar të miturën nën moshën 14-vjeçare të kryejë marrëdhënie seksuale pa pëlqimin e saj.

Këtë vepër penale ai dyshohet se e kreu duke qenë shofer i autobusit, dhe se e kishte ndalur të miturën në një vend të përshtatshëm ku nuk kishte shtëpia dhe e kishte keqpërdorur seksualisht.

Tutje, sipas prokurorisë në kohë të pacaktuar në disa raste i dyshuari e kishte dërguar tek një motel në Ferizaj dhe kishte kryer marrëdhënie seksuale me të miturën.

“Fillimisht herën e parë, ashtu që derisa ishte si shofer i autobusit dhe pasi që niset nga një fshat i Komunës së Ferizaj në drejtim të fshatit tjetër, i pandehuri pasi e merr të dëmtuarën e mitur në autobus (vetëm këta të dy), ky aty ndal autobusin në një vend të përshtatshëm ku nuk kishte shtëpia dhe për qëllime seksuale e ka keqpërdorur seksualisht, në atë mënyrë që i pandehuri ka kryer akt seksual me të dëmtuarën në autobus e pastaj në kohë të pacaktuar në disa raste e dërgon tek një motel në Ferizaj dhe aty kryen marrëdhënie seksuale përkundër refuzimit të dëmtuarës”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika