Një muaj paraburgim për dy raste të ndryshme që dyshohet se kryen veprën penale të dhunimit

Një muaj paraburgim u është caktuar të dyshuarve të mërkurën e 5 tetorit nga Gjykata Themelore në Gjakovë. Dy personat dyshohet se kanë kryer veprën e ndryshme penale të dhunimit, të cilat nuk kanë lidhshmëri me njëra tjetrën





Gjykata Themelore në Gjakovë të mërkuren e 5 tetorit ka aprovuar dy kërkesa të ndryshme të Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i’u caktuar të dyshuarve me inicialet E.N. dhe M.H., masën e paraburgimit prej një (1) muaj.

Personat dyshohet se kanë kryer veprën penale të dhunimit dhe paraburgimi fillon nga data 4 tetor deri më 3 nëntor të këtij viti.

Në kërkesë për të dyshuarin e parë me inicialet E.N., thuhet se,  “me datën 4 tetor 2022 rreth orës 1:30 në Gjakovë, me përdorim të forcës e detyron personin tjetër të kryej akt seksual pa pëlqimin e saj të miturën …………., ashtu që natën kritike pasi që kontakton me të dëmtuarën, takohen dhe në automjetin e tij pa pëlqimin e saj kryen marrëdhënie seksuale, derisa e dëmtuara arrin që të largohet nga automjeti dhe paraqet rastin në polici”.

Ndërkaq për të dyshuarin tjetër me inicialet M. H., thuhet se “ me datën 04 tetor 2022 rreth orës 15:30 në Gjakovë, në një motel, kryen akt seksual me personin tjetër pa pëlqimin e saj, me të miturën …… ….., në atë mënyrë që ditën kritike pasi që kontakton dhe takohet me të dëmtuarën, shkojnë në motel, ku qëndrojnë së bashku dhe kryejnë marrëdhënie seksuale me të dëmtuarën e mitur, ku më pas paraqitet rasti në polici”.

Kështu në bazë të këtyre veprimeve të lartë treguara në bazë të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, personat dyshohet se kanë kryer veprën penale “Dhunimi”.

Dy gjyqtarët e procedurës Drilon Haraqia dhe Nikollë Komani, në seanca të ndryshme dëgjimore kanë vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurit në fjalë, pasi janë vepra penale të ndjeshme, ashtu që me gjetjen e të pandehurve në liri ekziston rreziku i ikjes dhe ndikimi në dëshmitarë.

Të dyshuarit do të mbahen në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit më 04 tetor 2022 dhe do të zgjasë deri më 03 nëntor 2022.

Vlen të theksohet se palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtyre vendimeve në Gjykatën e Apelit të Kosovës.





Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika