Një muaj paraburgim për një të dyshuar në Drenas për armëmbajtje pa leje
Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për të pandehurin E.G, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose poseedim të paautorizuar të armëve”. Sipas njoftimit, ekziston dyshimi i bazuar se me datë 15 shtator rreth orës 02:20 në fshatin Llapushnik – […]
Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për të pandehurin E.G, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose poseedim të paautorizuar të armëve”.
Sipas njoftimit, ekziston dyshimi i bazuar se me datë 15 shtator rreth orës 02:20 në fshatin Llapushnik – Berishë, Komuna e Gllogocit, i pandehuri E.G i cili ishte duke vozitur veturën në pronësi të B.G, i shoqëruar me dëshmitarin L.K, me të cilin ishin dakorduar që të kryenin vjedhje të pyllit, pa autorizim ka mbajtur në pronësi, kontroll ose poseedim armën e zjarrit pistoletë TT M-57 dhe dy karikator dhe 14 fishekë të cilat i kishte mbajtur në brez si dhe armën e ftohtë – thikë me gjatësi 18 cm, të cilat pas kontrollit të njëjtat i janë sekuestruar nga zyrtarët policorë.
Siç thuhet në njoftimin e gjykatës, me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose poseedim të paautorizuar të armëve”, andaj të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.
“Gjykata vlerësoj se e caktimi i masës së paraburgimit tani për tani është masë adekuate dhe e domosdoshme, sepse nëse i pandehuri E.G lihet në liri, ekziston rreziku i ikjes së tij, mund të shmanget nga procedura penale duke pasur parasysh rrethanat dhe mënyrën se si është kryer vepra penale, gjykata vlerëson se lënia në liri e të pandehurit mund të rrezikojë në masë të madhe zhvillimin e drejtë të procedurës penale, si dhe i mund të kryejë vepër penale tjetër penale”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.















