Një muaj paraburgim për policin që keqpërdori detyrën zyrtare në Mitrovicë

Për shkak të dëmtimit të provave në aksionin e djeshëm për shkatërrimin e laboratorit të drogës në Izvor të Zveçanit, është arrestuar një zyrtar policor nga Njësia e Reagimit të Shpejtë. Bëhet i ditur vendimi mbi dënimin e zyrtarit

Ilustrim

Gjykata Themelore në Mitrovicë ka miratuar kërkesën e Prokurorisë Themelore që i pandehuri A.R, polic i Njësisë për Reagim të Shpejtë, të dënohet me një muaj paraburgim.

Zyra për Komunikim Publik në ZKPSH ka bërë të ditur se zyrtari policor është dënuar me një muaj paraburgim, si shkak i keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe bashkëpunimit në kryerjen e një vepre penale. Po i njëjti, kishte dëmtuar kamerat e sigurisë që monitoronin objektin biznesor në fshatin Izvor të komunës së Zveçanit, pronari i së cilës është po ashtu, i dyshuar.

Në raport, thuhet se pas kontrollës së objektit, janë gjetur 10 mijë bimë narkotike të llojit marihuanë dhe një laborator për prodhimin e substancave narkotike.

Arrestohet zyrtari policor për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika