Një muaj paraburgim për sulmuesin seksual në Pejë, avokati thotë se ka qenë në ndikim të alkoolit

Në seancën e së shtunës, në Gjykatën Themelore në Pejë, sulmuesi seksual e ka pranuar kryerjen e kësaj vepre penale dhe avokati i tij mbrojtës, Adem Gorani ka thënë se sulmuesi seksual ka qenë në ndikim të alkoolit

Pamje nga rasti i ndodhur në Pejë





Të dyshuarit për sulm seksual ndaj viktimës femër, i është caktuar një muaj paraburgim.

Në seancën e së shtunës, në Gjykatën Themelore në Pejë, sulmuesi seksual e ka pranuar kryerjen e kësaj vepre penale dhe avokati i tij mbrojtës, Adem Gorani, ka deklaruar se gjatë kryerjes së veprës ka qenë nën ndikim të alkoolit.

Avokati mbrojtës i sulmuesit seksual, Adem Gorani ka kërkuar që klientit të tij t’i caktohet masa e arrestit shtëpiak.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, në një prononcim për Telegrafin të shtunën, ka deklaruar se në lidhje me këtë çështje janë angazhuar dy prokurorët e shtetit të cilët kanë qenë në koordinim me Policinë e Kosovës, deri në identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit.

“Gjatë ditës së sotme është bërë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, që pritët të mbahet sot seanca e procedurës paraprake lidhur me shqyrtimin e kësaj kërkese në Gjykatën Themelore në Pejë”, ka thënë Gorani.

Më tej, avokati Gorani ka shtuar se prokurori ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar se i dyshuari ka kryer veprën e sulmit seksual.





Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika