Një muaj paraburgim për të dyshuarën për vrasjen në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurës A.R., e cila dyshohet për veprën penale “Vrasja”.

Sipas njoftimit të gjykatës, pas seancës dëgjimore dhe shqyrtimit të provave, gjyqtari i procedurës paraprake, Ilir Bytyqi, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar se më 28 qershor 2026, rreth orës 22:40, në një kompleks banesor në Ferizaj, e dyshuara ka privuar nga jeta F.H, njofton Dukagjini.

“Sipas dyshimeve, viktima kishte shkuar në banesën ku ndodhej e pandehura, e cila ishte marrë me qira nga babai i saj. Gjatë qëndrimit në banesë, mes tyre ka ndodhur një mosmarrëveshje që ka eskaluar në përleshje fizike. Dyshohet se A.R. ka marrë armën e zjarrit nga viktima dhe ka shtënë një herë në drejtim të tij, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse. Viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftim.

Gjykata ka vlerësuar se janë plotësuar kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit dhe ndaj të pandehurës ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

Po ashtu, gjykata ka bërë të ditur se ankesa ndaj këtij aktvendimi nuk e pezullon ekzekutimin e masës së paraburgimit.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika