Një muaj paraburgim për të dyshuarin për vrasjen e 30 vjeçarit në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e një muaji paraburgim për të pandehurin, Qëndrim Januzi, i dyshuar për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, të hënën, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit Qëndrim Januzi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “vrasja e rëndë”.

Në njoftim thuhet “Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri më 28 maj 2022, në Ferizaj, me dashje dhe përgatitje paraprake, ka privuar nga jeta tani të ndjerin G.H., në atë mënyrë që ka vënë në rrezik edhe jetën e personave të tjerë, me ç ‘rast që pas një mosmarrëveshje të mëhershme me të takuar tani të ndjerin, ka shtënë në drejtim të tij me armë zjarri shtatë herë, ku si pasojë e të shtënave nga plagët e marra ndërron jetë”.

Po ashtu, gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të nenit 187 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 e 1.2 pika 1.2.2 e 1.2.3 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës (KPPRK) dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtyen ekzekutimin e tij.

Ndërkaq, qyteti i Ferizajt ishte tronditur në orët e para të së shtunës së 28 majit.

Nga përplasjet verbale, mospajtimet ndërmjet dy personave eskaluan deri në përdorim të armës së zjarrit.

E gjithë ngjarja përfundoi me fatalitet. Vrasjen e Gazmend Hysenit dyshohet që e kreu ferizajasi Qëndrim Januzi, po ashtu 30-vjeçar.

Në vendin ku ka ndodhur krimi rastësisht ka qëlluar një polic me rroba civile, i cili, sipas Policisë, për të shmangur rrezikun ka plagosur të dyshuarin.

“Në afërsi të vendit të ngjarjes një njësi policore e ka vërejtur të dyshuarin, pasi kanë dëgjuar të shtëna me armë zjarri dhe e ka paralajmëruar që të ndalojë, por i njëjti nuk i është përfillur urdhërave të policisë. Në këtë rast, për t’u vetëmbrojtur, zyrtari policior ka shtënë në drejtim të të dyshuarit me ç’rast është mbetur i plagosur”, Kanun Veseli – Zëdhënës i Policisë, Ferizaj.

Po ashtu, i dyshuari, menjëherë është dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës(QKUK).

Vritet 30-vjeçari në Ferizaj, autori i dyshuar plagoset nga policia

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika