Një muaj paraburgim të dyshuarit për krime lufte në Kosovë

Gjykata Themelore në Prishtinë

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit me inicialet J.R., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

Vendimi është marrë pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale nga neni 142 lidhur me nenin 22 të ish-Ligjit Penal të ish-RSFJ-së.

Pas seancës dëgjimore, gjyqtarja e procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale.

“Gjyqtarja e procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit J.R., duke caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Sipas Gjykatës, masa e paraburgimit është caktuar për shkak të rrezikut që i pandehuri mund të arratiset dhe të shmangë përgjegjësinë penale.

“Ekziston rrezik real që nëse i pandehuri lihet në liri, mund të arratiset me qëllim të fshehjes dhe ikjes nga përgjegjësia penale. Po ashtu, i njëjti është edhe shtetas i Serbisë, andaj ekziston rreziku real që të arratiset lehtë dhe të jetë i paarritshëm për organet e drejtësisë”, ka bërë të ditur Gjykata.

Në arsyetimin e vendimit thuhet gjithashtu se ekziston mundësia që i pandehuri të ndikojë në prova dhe dëshmitarë gjatë zhvillimit të procedurës.

“Gjykata gjithashtu vlerësoi se nëse i pandehuri lihet në liri, ekziston rreziku që i njëjti të ndikojë në prova dhe në dëshmitarë”, thuhet në njoftim.

Ndaj këtij vendimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Javën e kaluar u arrestuan tre persona në Zubin-Potok të dyshuar për krime lufte në Kosovë. Të martën u zbulua një varr masiv në fshatin Kalludër të Zubin-Potokut ndërsa të dielën ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla, konfirmoi zbulimin e një varri tjetër masiv në fshatin Jabukë të Zubin-Potokut.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika