Një muaj pas tërmeteve shkatërruese në Venezuelë, mbi 5.500 viktima dhe miliarda dollarë dëme

Një muaj pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, autoritetet kanë përditësuar bilancin e tragjedisë, duke konfirmuar se numri i viktimave ka arritur në 5.546, ndërsa 16.740 persona kanë mbetur të lënduar.

Dy tërmetet, me magnitudë 7,2 dhe 7,5, goditën veriun e vendit natën e 24 qershorit, me vetëm 39 sekonda diferencë, në një fenomen të rrallë sizmik të njohur si “dublet sizmik”. Fatkeqësia konsiderohet një nga më të rëndat që ka përjetuar Venezuela në më shumë se një shekull.

Bilanci i ri u bë publik nga presidenti i Asamblesë Kombëtare, Jorge Rodríguez, i cili tha se numri i viktimave mund të rritet më tej, ndërsa ekipet vazhdojnë punën për pastrimin e rrënojave.

Ndërkohë, autoritetet nuk kanë publikuar një përditësim zyrtar për personat e zhdukur që nga 25 qershori, kur raportoheshin 157 të zhdukur. Në të kundërt, një nismë qytetare ka regjistruar rreth 29.500 raportime për persona, vendndodhja e të cilëve mbetet e panjohur, duke nxitur debat për mospërputhjet mes të dhënave zyrtare dhe atyre të mbledhura nga qytetarët.

Sipas vlerësimeve të Bankës Botërore, dëmet materiale arrijnë në rreth 19,6 miliardë dollarë. Prej tyre, 9,3 miliardë dollarë janë dëme në banesa, 5,2 miliardë dollarë në infrastrukturën publike, ndërsa rreth 5 miliardë dollarë në objekte tregtare dhe industriale.

Pas katastrofës, 17.907 familje kanë mbetur pa shtëpi, ndërsa mbi 23.000 persona vazhdojnë të strehohen në 107 qendra të përkohshme në Karakas. Ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit po përfundojnë, fokusi i autoriteteve tashmë është zhvendosur te pastrimi i zonave të shkatërruara dhe rindërtimi.

Zyrtarët paralajmërojnë se rikthimi i plotë në normalitet dhe rindërtimi i zonave të prekura do të jetë një proces afatgjatë, që mund të zgjasë me muaj, madje edhe me vite.

Shija e redaktorit

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika