Ndihmën financiare për lehonat, nga janari i këtij viti e aplikoi edhe Rahoveci, por për këtë qëllim, buxheti nuk është që u shpenzua aq shumë.

Kjo, pasi numri i lindjeve që u kryen në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare ka qenë modest.

“Vitin e kaluar i kemi 18 lindje, ndërsa që nga një janari për një muaj e gjysmë i kemi katër lindje që janë bërë në maternitetin e QKMF-së në Rahovec. Nëse e marrim përiudhen prej mas lufte, ne kemi pasur që kanë ardhë edhe nga Malisheva në Rahovec”, ka thënë Elbunit Kryeziu-drejtor i QKMF-së në Rahovec.

Materniteti në QKMF të enjten nuk kishte asnjë lehonë, dhe e fundit ishte liruar një ditë më parë për në shtëpi.

E mjetet janë ndarë menjëherë.

“Sot e kom nënshkru një vendim për një lindje që është realizu në repartin e maternitetit në Rahovec. Është e rëndesishme që të forcohet pozicioni i QKMF-së, dhe natyrisht kjo është një nxitje që nuk po themi se është i mjaftueshëm për nxitjen e natalitetit, por është sadopak ndihmës dhe strimulim”, ka deklaruar Smajl Latifi-kryetar i Komunës së Rahovecit.

Për vendimin e kryetarit, banorët e kësaj komune kanë mendime të ndryshme.

“Jamë e njoftuar më vendimin e  kryetarit dhe mendoj se është vendim i duhur, pasi që mund të bëhet edhe këtu lindja e jo më shku në komuna të tjera”, ka shtuar Blerina Ajda- banore e Rahovecit.

“Pika e parë, popull nuk ka këtu, populli po ik, është stimulim, por fondet janë garant të kufizuara”, ka përfunduar Venhar Jaha-banor i Rahovecit.

Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë të kryer në vitin 2011, Rahoveci kishte pak më shumë se 50 mijë banorë, e një shifër e tillë, vështirë se mund të dalë pas regjistrimit të ardhshëm, të paralajmëruar për prillin e këtij viti.