Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kufitar ka publikuar statistikat e reja për hyrjet-daljen në pikat e ndryshme të Kosovës.

Një orë pritje dhe mbi 300 metra është kolona për të hyrë nga pika kufitare Muçibabë në Kosovë.

Te Dheu i Bardhë afërsisht 45 minuta zgjat pritja për të hyrë në Kosovë dhe 200 metra zgjat kolona.

Në pikat e tjera kufitare pritjet zgjasin 5-10 minuta dhe nuk ka kolona në hyrje.